Kur do t’i kthehemi normalitetit të vjetër? Kjo është pyetja që e bën çdo njeri gjatë kësaj periudhe dhe përgjigjen mundohen që ta japin autoritetet shëndetësore, shkencëtarët dhe qeveritë.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë llogaritjet e veta dhe sipas Soumya Swaminathanit, jeta normale nuk do të kthehet para vitit 2022.
“Vetëm në vitin 2022 do të ketë mjaftueshëm persona për të zhvilluar imunitet”, tha doktoresha e OBSH-së për CNN-in.