Rozë

Ne dinim vetëm për Irmën, por Eranda Libohova paska dhe vëlla/ Përlotet nga mesazhi i tij: Motra ime ka një zemër!

Këngëtarja shqiptare, Eranda Libohova e ftuar tek Rudina Magjistari, ndër shumë tema të tjera, pre ku dhe temën e familjes.

Eranda Libohova feston ditën e Bajramit me kujtimin e mamasë - Vizion Plus

Eranda u shpreh se ka një lidhje shumë të veçantë me vëllaun e saj Zamirin, madje e konsideron atë si një shok.

Ai e ka surprizuar të motrën me një videomesazh gjatë emisionit, ku shpreh dashurinë dhe respektin e madh që ndjen për të.

Zamiri tregoi se është shumë krenar për të dhe uron që të mos ndryshojë kurrë.

“Eranda dhe unë u rritëm bashkë, kjo më dha mundësi që të kuptoj sukseset, përjetimet dhe zhgënjimet e Erandës. Unë jam rritur më dy motra artiste në shtëpi dhe tani ndoshta po rris një artiste të ardhshme, vajzën time Noa. Ndonjëherë nëpër shtëpi harroj dhe e thërras vajzën time Eranda. Eranda simbolizon kuptimin e një artisti të vërtetë, nuk ka komplekse, ka një zemër kaq shumë të madhe saqë dikush dhe mund të humbë aty, por mbi të gjitha Eranda është e pavarur dhe një frymëzim i çliruar dhe pa pranga. Për këto cilësi unë e dua dhe e respektoj motrën e vogël dhe shpresoj që të mos ndryshojë”, u shpreh ai.

Nuk do e besoni sa vjeçe është Eranda Libohova! - Konica.al

Finally: Eranda Libohova talks about partner and white dress

MË TË LEXUARAT

To Top