Lajme

Cikloni po afrohet Greqisë, jepet informacion edhe se çfarë do të ndodhë me vendin tonë: Në zonat e Jugut KUJDES!

Nderkohe qe cikloni mesdhetar po i afrohet tashme Greqise, sinoptikanet tregojne se si do te jete ndikimi i tij ne vendin tone.

Cikloni dhe anticikloni!

Sherbimi Meteorologjik Ush tarak shkruan sot se “Për fatin tonë të mirë vendi ynë do të preket nga periferia e aktivitetit të këtij cikloni, duke sjelle mbi vendin tonë në orët e pasdites reshje shiu kryesisht në jug të vendit”.

Dita e Premte (gjatë orëve të para të 24-orëshit) nis me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën e jugore, nderkohe qe temperaturat do te shenojne ulje.

Përshëndetje nga SH.M.U.!

Gradualisht me kalimin e orëve cikloni mesdhetar (Medicane) po i afrohet brigjeve perëndimore të Greqisë, ciklon i cili në shtetin fqinj pritet të sjellë rrebeshe intensive shiu dhe breshëri si dhe stuhi ere.

Për fatin tonë të mirë vendi ynë do të preket nga periferia e aktivitetit të këtij cikloni, duke sjell mbi vendin tonë në orët e pasdites reshje shiu kryesisht në jug të vendit.

Dita e Premte (gjatë orëve të para të 24-orëshit) nis me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën e jugore.

MË TË LEXUARAT

To Top