“Duhet të mësojmë që të bëhemi dikush në jetë. “Këshilla që na jepte gjithmonë të bëhemi dikush në jetë”. “Të punojmë që të ecim përpara”.
Përmes këtyre këshillave do të mbetet në memorien e nxënësve mësuesi i shkollës së mesme të fshatit Hudënisht të Pogradecit, Nardi Xhemollari, të cilin koronavirusi i mori jetën në moshën 47-vjeçare.
E prisnin të kthehej në mësim, por tavolina e tij ka mbetur bosh. Ndërsa këto janë detyrat që ai ka korrigjuar. Virusi i mori jetën për pak ditë, kolegët e tij dhe nxënësit janë të tronditiur.