Një histori dashurie mes aktorit Ndriçim Xhepa dhe aktores Eva Alikaj, por që nuk kishte miratimin e Margarita Xhepës.
Për këtë po flet regjizori i njohur Kristaq Mitro, në një intervistë për gazetën “Panorama”. Ai rikujton vitin 1982, kur po xhirohej filmi “Njeriu i mirë”. Në atë kohë iu kërkua aktores Eva Alikaj që të puthte Bujar Asqeriun, por ajo refuzoi.
Nisur nga kjo situatë, Mitro flet për lidhjen mes aktores Alikaj me kolegut të saj, Ndriçim Xhepa.
“Eva ka qenë e lidhur me Ndriçim Xhepën. Çifti nuk kishte bekimin e nënës së Çimit, Margaritës, e cila për shembull, nëse ajo puthje me Asqeriun do ndodhte, mund të justifikonte pretendimin e saj, që ata të mos ishin bashkë”.
Më tej regjizori Mitro thotë se Margarita Xhepa i ka kërkuar që të ndikojë për ndarjen e Evës me Çimin.
“Më tha që nëse mundja, të ndikoja në ndarjen e tyre, përmes gjërave që mund t’i thosha për partnerin e saj. Eva këtë gjë e di, di gjithashtu përgjigjen time refuzuese, nuk mund t’i bëja këto gjëra. Ajo kishte gjithë të drejtën e saj për të pretenduar ç’të donte për të birin, por nuk mund ta arrinte këtë gjë me këtë rrugë, madje më kujtohet si tani që gjëja e parë që i thashë, sapo më përmendi emrin e Alikajt, ishte: Po çfarë ka me të?! Është aq e mirë, sa po të mos isha i martuar, do ta merrja për nuse”- thotë Mitro.