Tërshëra është një drithë shumë i pasur me vitamina, minerale dhe fibër, tre përbërës kyç për një tr etje të mirë.
Përpos këtyre vlerave, tërshëra është e mrekullueshme për pastrimin e mëlçisë dhe sistemit tretës dhe ka një efekt qetësues në organizëm.
Për përgatitjen e kësaj kure të mirë për tretjen ju nevojiten:
6 filxhanë kafeje uj ; 1 lugë çaji me kanellë pluhur ; 1 filxhan kafeje me tërshërë
Përgatitja:
Përpara se të bini për të fjetur, vendoseni tërshërën në një tas me ujë dhe mbajini në të për 7 orë.
Në mëngjes, kullojini dhe shpëlajini me ujë.
Shpëlarja ka si qëllim eliminimin e anti-ushqyesve dhe enzimave që çlirohen në ujë.
Më pas, tërshërën hidheni në një mikser, shtoni ujë dhe kanellë
Përziejini mirë dhe më pas lëngun e trashë pijeni.
Këtë kurë mund ta përdorni 1 herë në javë
Vlerat e Tërshërës Për Tretjen
Fibra tek tërshëra është e patretshme. Kjo fibër është si një fshesë e cila pastron të gjithë sistemin tretës dhe vë zorrët në lëvizje
Një përthithje e tillë pengon rritjen e beftë të sheqerit në organizëm, gjë që ndodh zakonisht pas konsumit të një vakti.
Vlerat e Kanellës Për Tretjen
Kanella është e para në listën e 26 erëzave më të pasura me antioksidantë.
Kanella ul nivelin e sekretimit të acidit gastrik në stomak duke e mbrojtur sistemin tretës nga inflamacioni dhe ulçera.