Ushqime

Nuk e keni gjetur akoma çfarë të gatuani për drekë? Duhet ta provoni këtë fërgesë me patëllxhanë, ka shije të rrallë dhe u duhen pak gjëra

Një recetë e thjeshtë, e lehtë por me një shije perfekte. Fërgesa është padyshim një nga traditat më të hershme të kuzhinës shqiptare.

Fergesë me patëllxhane dhe domate

E gatuar në mënyra të ndryshme në treva të ndryshme ajo shijon në mënyrë fantastike në të gjitha recetat e saj.

Në vijim gjeni një recetë unike dhe të veçantë të përgatitjes së fërgesës me patëllxhanë, një mrekulli e vërtetë për shijen.

Një recetë e thjeshtë, e lehtë por me një shije perfekte, e cila padyshim do t’ju tërheqë nepsin dhe oreksin për ta provuar menjëherë.

Përgatitja e fërgesës me domate, gjizë e gudhra

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)

3-4 patëllxhanë

3-4 kokrra domate

4-5 lugë gjizë

2-3 thelpinj hudhra (sasia sipas preferencës)

2 speca

Vaj Ulliri

Pak gjalpë të freskët

Kripë

Piper

Përgatitja

Si fillim, pastroni me ujë të rrjedhshëm patëllxhanët, domatet dhe specat. Patëllxhanët dhe specat prijini në rrathë të hollë ose në shirita.

Vendosni një tigan të madh në zjarr.

Më pas mund të shtoni në të vajin e ullirit dhe specat. Shtoni patëllxhanët e prerë dhe hudhrat e grira ose të shtypura dhe lërini bashkë të skuqen për pak duke i kaurdisur.

Domatet prijini në feta të vogla ose kubike. Sipas preferencës edhe mund t’i grini në formën e puresë.

Domatet e grira shtojini tek tigani ku kemi patëllxhanët e specat.

Hidhni kripë dhe lërini të zjejnë derisa salca të jetë bërë e trashë dhe vaji ullirit të dalë në sipërfaqe.

Në këtë moment, fërgesën hiqeni nga zjarri, kalojeni në një tavë vogël pjekjeje, hidhini gjizën kaurdiseni, spërkateni me pak piper dhe disa pika gjalpë të freskët dhe futeni në furrë për 7-8 minuta.

Ose një mënyrë tjetër është edhe që pasi hidhni gjizën vendoseni sërish në zjarr duke e lënë për 3-4 minuta duke e kaurdisur.

Në disa krahina, përveç përbërësve më sipër fërgesës i shtohen edhe qepë të njoma ose djathë i thërrmuar në vend të gjizës.

Këshillohet që fërgesën ta shërbeni të ngrohtë dhe ta shoqëroni me bukë të thekur, sallata të freskëta të stinës por edhe me byrekë të ndryshëm të ndryshëm shtëpie.

Fërgesë me patëllxhanë nga zonja Vjollca - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top