Pothuajse një jetë të tërë Ibrahim Islami nga fshati Dumnicë e kaloi në mërgim.
Por, ndryshe nga shumë të tjerë, ai nuk e kishte marrë këtë rrugë për të mos u kthyer një kohë të gjatë.
Ndërkohë, së fundmi ai la gjithçka në Gjermani për t’u kthyer në vendlindje. Një vendim ky jo i lehtë, por thotë se malli për atdhe dhe dëshira për ta parë vendin e tij duke përparuar e bindën atë për t’u kthyer dhe për jetuar tani në Kosovë.