Lajme

Rama shkon në Gjermani, por kancelarja Merkel nuk pranon ta takojë/ Thuhet se nuk do të ketë…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke kryer një vizitë 2 ditore gati ‘kla ndestine’ në Gjermani.

Përfundon takimi Rama-Merkel, Gjermania jep lajmin e mirë! - Bota Sot

Themi gati klan destine sepse opinioni shqiptar nuk dinte asgjë për këtë turne të rëndësishëm të Ramës, i cili duket se është mbajtur se kret pasi shpresonte deri në minutën e fundit, për një takim dhe fotografi me kancelaren Merkel. Një takim e një fotografi, të cilat do të shiteshin pa dyshim si një triumf i madh për elektoratin shqiptarë.

Ka qenë ‘Deutsche Welle’, seksioni shqip, që ka zbulua tenta tivat e dështuara të Edi Ramë për të takuar kancelaren Merkel, por si duket ajo ka refuzuar egër pavarësisht lobimit të fortë.

Ky refuzim apo kjo ‘mbyllje dyersh’ është bërë edhe më e hidhur mbrëmjen e të enjtes, kur në krah me Taulant Ballën në një takim me deputetë të Bundestagut për të lobuar një ‘Po’ nga Gjermania për hapjen e konferencës për negociatat, Rama është injoruar edhe nga kryetari i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor nga partia CDU/CSU, Johann wadephul, si dhe nga kryetari i Komisionit për BE në Bundestag, Günther Krichbaum.

Në disa shkrime të përditësuara gjatë gjithë ditës premte nga DW e cila ju referohet burimeve pranë qeverisë gjermane, mësohet se Edi Rama pasi është refuzuar nga kancelarja Merkel, ajo në mos si kryeministër të Shqipërisë, të paktën ta priste si kryetar të OSBE.

Po përse është zemëruar kaq shumë Gjermania me Shqipërinë dhe siç raporton në ‘përditësimin’ e mesditës DW, tashmë ky vend është futur së fundmi mes atyre skeptike, për përparimin e vendit tonë drejt BE-së, ndërkohë që ka qenë një nga përkrahëset më të mëdha dhe negociuese me Holandën, Francën e Danimarkën në favorin tonë?!

Është po DW që në shkrimin e fundit zbulon se në një konferencë të Institutit Aspen në Berlin, të zhvilluar këtë të enjten, me 17.09., si dhe në një konferencë të mëparshme të zhvilluar javën e kaluar në Fondacionin Konrad Adenauer në Berlin, të dyja me rregulla ‘chattam house’, ka dalë në pah, se deri tani vendet e zakonshme skeptike të BE-së, (tashmë ndër to edhe Gjermania), nuk janë bindur ende se Shqipëria e meriton çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare.

After Merkel, Rama meets with EC President | Radio Tirana International

MË TË LEXUARAT

To Top