Aktori i ‘Portokallisë’, Florjan Binaj u infektua me COVID-19 pak javë më parë. Ai rezultoi pozitiv, por ishte asimptomatik.
Mirëpo pavarësisht se e kaloi virusin, Binaj tregon pyetjet që i bënin dhe i bëjnë vazhdimisht ndjekësit.
“Gjëja që më ka acaruar më shumë kanë qenë pyetjet e njerëzve. Pyetja më idiote ka qenë “ku e more?”. Pyetja tjetër ishte “a na e ke ngjit ti neve?”.
Më pyesnin në Instagram sidomos: “Përshëndetje Flori, kam 37 e dy vija, a jam me korona?”. I thoja unë nuk jam tampon, unë jam njeri si gjithë të tjerët.”- ka rrëfyer Flori.