Reperi i ri i estradës, Don Xhoni, ka paralajmëruar se sot (e shtunë) do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor.
E teksa është në pritje të lancimit të këngës së re, reperi me prejardhje nga Drenica ka shfrytëzuar rastin për të ndërmarrë një aksion mjaft humanitar.
Ai ka furnizuar katër familje nevojtare me ushqime, duke ua lehtësuar sado pak periudhën e tyre të vështirë këto ditëve të fundit.
Ishte vet Don Xhoni ai i cili e bëri të ditur këtë përmes disa pamjeve të qeseve me ushqime, që i publikoi në InstaStory.
Ai më pas shkroi se bëri këtë gjest ngase iu dha mundësia dhe është falënderues ndaj Zotit që mundi të kontribuojë sado pak në ndihmë të njerëzve në nevojë.
“Është mirë kur të bekon Zoti me të mirat e tij, ti kujtosh ata që nuk kanë. Sot e publikoj këngën më i lumtur se kurrë se mu dha mundësia edhe mua t’i ndihmoj katër familje. Zoti ju ruajt”, kanë qenë fjalët e reperit në InstaStory