Sushmita – një blogere e cila kujdeset për flokët e yjeve më të njohura të Indisë, ka treguar disa sekrete indiane për rritjen sa më të shpejt të flokut
Ruajini qe ti keni gjithmone keto receta fantastike.
Përdorimi i lëngut Aloe Vera
Lëngu Aloe Vera stimulon rritjen e flokëve dhe është i dobishëm për kujdesin e kokës.
1. Merrni disa gjethe aloe vera
2. Pritini çdo fletë në gjysmë dhe krijoni lëng sekretimi
3. Masazhoni me lëng rrënjët e flokëve tuaj. Duke përdorur këto lëvizje përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe siguroni absorbimin më të mirë.
4. Lini maskën në flokë për të paktën dy orë. Nëse dëshironi, mund ta lini tërë natën.
Përgatitja e maskës Panthenol
D-Panthenol është një vitaminë B5 sintetike, e cila, kur futet në lëkurë, shndërrohet në acidin pantotenik – një kimikat i njohur për normalizim e gjendjes së epidermës. Kjo vitaminë parandalon rënien e flokut
1. Lani flokët tuaj si zakonisht.
2. Aplikoni Panthenol (në shkumë ose formë xheli) për të pastruar flokët, duke u përqendruar tek rrënjët. Ju gjithashtu mund të aplikoni Panthenol përgjatë gjithë gjatësisë së flokëve.
3. Në fund i shpërlani me ujë të ftohtë.
Lani flokët me ujë të ftohtë
Përpiquni ta ktheni këtë në një zakon. Uji i ftohtë mbyll poret dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, e cila nga ana çon në rritje më të shpejtë të flokëve. Si një bonus shtesë, flokët tuaj do të jenë më shkëlqyese.
1. Lani flokët tuaj si zakonisht
2. Pasi të keni përdorur kondicioner apo maskë, lani flokët tuaj me ujë të ftohtë
Lani flokët me uthull molle
Larja e flokëve me uthull molle, duhet të bëhet disa herë në muaj që të jetë e mjaftueshme.
Uthulla aktivizon rrënjët e flokëve – një shërbim i domosdoshëm që do t’ju ndihmojë në shëndetin e flokut
1. Lani flokët
2. Përdorni uthull molle në vend të kondicionerit
Trajtimi i kokës me maskë veze
1. Merrni dy vezë me temperaturë të dhomës.
2. Ndani të bardhët dhe zbatojeni në rrënjët e flokëve tuaj
3. Për efekt të shtuar, mund të vëni një kapelë që të iu mbajë kokën të ngrohtë
Përdorimi i vajrave esencialë
Bajamet, livandot, rozmarinat, trumzat dhe vajra të tjerë, kanë një numër të madh të vitaminave dhe komponentëve bimorë.
1. Përzini vajrat e mësipërme dhe shtoni atyre një maskë të arrës së kokosit.
2. Aplikoni përzierjen në rrënjët e flokëve tuaj dhe prisni për 2-3 orë.
3. Për të larë një maskën përdorni një shampo të zakonshëm, apo një herë një shampo alkalinet për pastrim të thellë.