Leximi

Letra: Për vjehrrën time që s’jeton më: Më fal, e kisha gabim

Dole gjithmonë para meje. U dhe fëmijëve të mi gjithçka që donin. Nuk u the kurrë jo. U dhe ëmbëlsira sa herë që donin, karamele para bukës, para për akullore.

Ishte e vështirë të të respektoja dhe vlerësoja ndërkohë që ti u jepje gjithçka që ata donin. Kisha frikë se do bëheshin egoistë. Se nuk do mësonin të prisnin, të ndanin gjërat me të tjerët dhe se do donin t`u plotësohej gjithçka sapo të hapnin gojën.

Ti i mbaje në krahë edhe pasi i zinte gjumi. A nuk e kuptoje që doja t`i zinte gjumi pa i mbajtur fare në krahë?

Ti ngriheshe pas çdo tingulli të tyre sado të vogël. Nëse i mësoje ashtu, si do qetësoheshin vetë ata?

I bleve gjithë jetën dhurata më të mira e më të shtrenjta nga ç`mund t`ia blija unë.

Ata i adhuronin pasditet që kalonin me ty. Ti gatuaje gjërat e tyre të preferuara, tre darka për tre djemtë se secili kishte shijet e tij. Gjithmonë kishe një surprizë për ta.

U përpoqa të të thosha që ata duhet të të duan për atë që ishe dhe jo për atë që u jepje. Po s`ma vure veshin.

Nuk e kuptoja dot se si ia dilje. Derisa vdiqe.

Mezi ua dhashë djemve lajmin. Ata kishin ëndërruar të të kishin në diplomimet e tyre, në dasma. Ata s`mundeshin të të thoshin lamtumirë.

Gjatë atyre viteve nuk e kuptoja se sa shumë i doje. Se ishe gjyshe dhe i bëja të gjitha me dëshira.

E kam pasur kaq shumë gabim. Tani e shikoj sa u mungon atyre. Sa herë që arrijnë diçka, mendoj për tyu. Sa e lumtur do ishe.

Nëse do kisha mundësinë të flisja edhe njëherë me ty do të të thosha se edhe mua më mungojnë ato ditë, dashuria që ti u jepje fëmijëve. Do doja ta ktheja kohën pas.

Sot e kam kuptuar që të qenit gjyshja e tyre të dha një kuptim të ri dhe një qëllim të ri në jetë. Sikur të ktheheshe edhe njëherë do të të shikoja me admirim teksa kujdesesh për ta dhe teksa u plotëson tekat.

MË TË LEXUARAT

To Top