Një foshnjë shtatë muajshe ka humbur jetën, pasi ka gë lltitur një lodër, me të cilën ka qenë duke luajtur.
Mediat fqinje shkruajnë se ngjarja e rëndë është regjistruar në Itali, në zonën e Brescia, ndërsa vogëlushja ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se vajza mund të ketë gë lltitur një lodër të vogël, ose pjesë të një tullumbaceje të shfryrë, e cila nuk po e lejonte të merrte frymë.
E gjithë skena ka ndodhur para prindërve të saj. Ajo është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Helikopteri e dërgoi vazjën në spitalin Papa Gjoni XXIII, në Bergamo, por ajo ndërroi jetë.