Lajme

Nis Lu fta? Ndizen sërish tensionet midis Greqisë dhe Turqisë raportohet se është bërë një lëvizje surprizë për…

Vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Europian për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në Egjeun Lindor, Turqia ka marrë një vendim të papritur.

Captain of Turkey's seismic vessel Oruç Reis: It's an honor for us to operate in 'Blue Homeland' | Daily Sabah

Raportohet se anija e kërkimit “Oruç Reis” ka dalë nga porti i Antalias në det me një itinerar ende të papërcaktuar. Kjo gjë është parë me shqetësim dhe ka rritur menjëherë tensionet në rajon. Anija është fotografuar teksa del nga porti i Antalias dhe tani ndodhet disa dhjetra milje përballë brigjeve turke. Mesazhi i anijes kërkimore turke mund të jetë kryerja e testeve në det, por për momentin është e paqartë. Kujtojmë se ditën e nesërme BE do të mblidhet për të parë nëse do t’i përgjigjet me sansksione kër cënimeve turke ndaj Greqisë në përplasjen e Egjeut.

Më herët, Turqia tërhoqi anijen “Oruç Reis” në bazë me qëllim uljen e tensioneve dhe duket se ky veprim i saj ka shkaktuar habi në Greqi, por edhe vendet e BE-së, të cilat kanë kër cënuar me sanksione nëse nuk ulen tensionet. Me kër cënimin e rifillimit të punës nga Oruc Reis, është e qartë se qeveria turke po përpiqet të bëjë presion mbi BE, duke paralajmëruar Brukselin se nëse vendos masa të ashpra ekonomike kundër Turqisë, Ankaraja ka të ngjarë të reagojë duke rifilluar kërkimet sizmike.

Vetëm 24 orë para Samitit të BE, Turqia bën lëvizjen

MË TË LEXUARAT

To Top