Lajme

Koronavirusi/ Lajme të këqija jepen nga mjeku Pipero, tregon se çfarë do të ndodhë nëse do të ketë shumë nxënës të infektuar

Mjeku Pëllumb Pipero, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, tregoi rrethanat e vetme që mund të çojnë në një rimbyllje të shkollave.

Ne po shohin vetëm majën e ajsbergut'/ Mjeku Pëllumb Pipero bën deklaratën:  Në rastin më të mirë…epidemia zgjat 4 muaj – Dosja AL

“Që të flasim për shkollat jemi akoma herët dhe duhet të presim se çfarë do të ndodhë. Nëse respektohen protokollet, shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura dhe mësimi do të vijojë normalisht. Shkolla mund të mbyllet vetëm nëse mësimi pamundësohet nga numri i pakët i nxënësve apo personeli pedagogjik”, tha Pipero.

Sipas tij, koha tregoi se mbyllja nuk është zgjidhje: “Këto 6 muaj pandemie treguan se mbyllja nuk ishte zgjidhje, por zgjedhje e detyruar për të përballuar fillimin e kri zës. Tani që kemi kapacitetet dhe njohuritë, çdo veprim në drejtim të mbylljes është i gabuar për mua”.

Rastet e shtuara me koronavirus, Pipero: Ju lutem mbani maskë, qeveria nuk  ka gjë në dorë – A2 CNN

MË TË LEXUARAT

To Top