Historia e Alvin Berishës, 11-vjeçarit që doli nga “kampi i fe rrit” Al Hol në Siri preku zemrat jo vetëm të shqiptarëve, por edhe më gjerë e sidomos në Itali.
Afrim dhe Alvin Berisha në një lidhje me skype në emisionin “Open” duken në gjendje shumë të mirë, një vit pas largimit të vogëlushit shqiptar nga kampi. Ai tashmë shkon në shkollë, është rritur dhe ka mësuar edhe shqip.
“Tashmë është shkollë në klasë të 6, është mirë por avash avash. Nuk e di se si munden të jetojnë ata atje, po ishalla rikthehen. 5 vite rresht e kam kërkuar kam shkuar atje, ditën e parë kanë pasur me ngrënë, por më pas jo”, tha Afrim Berisha.