Lajme

Ministrja Denaj jep lajmin e mirë për gjithë shqiptarët: Jo vetëm mjekëve rrogat do të rriten edhe për…

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, tha se pas rritjes së pagave të mjekëve e infermierëve, vëmendje do marrë edhe arsimi.

Chair

E ftuar në emisionin “Open”, Denaj u shpreh se do jenë edhe punonjësit në arsim që do përfitojnë rritje page, por shtoi se është ende duke u diskutuar se në cilën masë.

“Një sektor që do marri vëmendje është dhe arsimi, por jemi duke diskutuar për masën e rritjes”, tha Denaj, pa dhënë të tjera detaje.

Ndërkohë, sa i përket rritjes së pagave të mjekëve dhe infermierëve, Denaj u shpreh se do bëhen në masën 40% dhe se vendimi prite të kalojë brenda muajit të shtatorit.

E quajti 'Madam Falimenti', Anila Denaj i përgjigjet Sali Berishës -  TiranaNews

MË TË LEXUARAT

To Top