Tërmetet që kanë lëkundur disa qytete shqiptare gjatë natës duke u gdhirë mëngjesi, kanë rikthyer pan ikun te qytetarët.
Ata druhen se mos përsëritet skenari i shtatorit dhe i nëntorit të shkuar.
Por sizmologu Rrapo Ormeni tha se qytetarët nuk duhet të kenë frikë. Ai tha se tërmetet e fundit nuk kanë lidhje me tërmetin e Durrësit.
“Tërmeti i shtatorit të shkuar ishte në një zonë tjetër. Kurse këto lëkundje kanë ndodhur në zonën Lushnje-Elbasan-Dibër, që është një zonë aktive sizmike.
Tërmete të këtij niveli janë gjeneruar vit për vit në këtë zonë. Ky tërmet është shoqëruar nga disa pasgoditje. Është karakteristikë për këtë zonë. Në vitin 2015 aty ka rënë një tërmet me shkallë 5.0.
Njerëzit, pas goditjes së 26 nëntorit, tani janë më të ndjeshëm, por më përpara kanë ndodhur të tilla lëkundje dhe njerëzit nuk duhet të kenë probleme për tërmete 4.6 apo 5.0.