Kryetari i Vjenës, Michael Ludwig, e ka kaluar ditën me punëtorët e kompanisë komunale të pastrimit të rrugëve (MA48) të qytetit.
Kryetari i Bashkisë së Vjenës e kishte filluar ditën e hënë te kesaj në orën 6 të mëngjesit duke mbledhur mbeturina dhe duke pastruar rrugët e qytetit, të cilin e udhëheq që prej 4 vjetëve.
“Mendoj se është mbresëlënëse ajo çfarë bën MA48. Gjithmonë më ka pëlqyer fakti që ka njerëz të vullnetshëm dhe që punojnë nat e ditë që të bëjnë Vjenën një nga qytetet më të pastra në botë”, tha Michael Ludwig.
Njerëzit ishin të habitur kur shihnin kryetarin duke bartur karrocat e mbeturinave nga oborret e shtëpive apo rrugëve të lagjeve, raporton Krone zeitung.