Egzona dhe Selimi kishin vendosur ta kurorëzojnë dashurinë e tyre shumëvjeçare. Të dy dukeshin të kompletuar, Egzona nën fustanin e saj të bardhë, Selimi i veshur me rrobat e tij më të bukura, dhe kështu përçonin një ngrohtësi teksa ishin nën krahët e njëri tjetrit.
Mirëpo, ata nuk e kishin menduar që procedura e celebrimit të martesës së tyre do të ishte e tillë.
“Koncepti i këtij albumi ka për qëllim të paraqes gjendjen aktuale se si ka ndikuar gjendja krijuar nga virusi Covid 19 në planet e martesave të këtij viti”, thekson Aliu Ahmeti. Tutje ajo rrëfen se të gjitha aktivitetet përgatitore kanë shkuar mjaft mirë falë bashkëpunimit dhe profesionalizmit të ekipës.
“Realizimi i këtij koncepti nuk ka marrë shumë kohë. Një ditë të tërë kemi punuar me fotografin Blend Roka, çiftin Egzonën dhe Selimin dhe gjithçka është realizuar në hapësirat e brendshme dhe të jashtme të restorantit të mirënjohur “Golden Imperial”, shpjegon Blerta.