Leximi

Gjyshja 99-vjeçare bën analizat dhe i rezulton se ishte shtatzënë, ja si kishte ndodhur e gjitha

Një gjyshe 99-vjeçare ka mbetur e habitur, pasi i kanë çuar një analizë ku shkruhej se ishte shtatzënë. Por e gjitha, që kishte ndodhur ishte një gabim.

Doris, 100, pregnant' – The Sun

Kjo histori është treguar nga një revistë franceze. Gjyshja mbeti e habitur dhe më pas foli me spitalin dhe u kuptua se ishte një ngatërresë e spitalit.

Të ngelësh shtatzënë në gati 100 vjeç duket e pabesueshme. Megjithatë Doris Ayling, një gjyshe 99-vjeçare me 3 fëmijë dhe 20 nipër e mbesa, mori një letër nga spitali, duke i kërkuar asaj të sillte një mostër urine për një kontroll para lindjes, edhe pse data e saj e lindjes ishte shumë precize.

Shtangur në fillim nga përmbajtja e letrës, Doris shpejt kuptoi se ishte një gabim administrativ nga Portsmouth Hospitals NHS Trust. Më pas spitali kërkoi falje.

Gjyshja 99 vjeç merr letër nga spitali që e informon atë se është shtatzënë

MË TË LEXUARAT

To Top