Rozë

E bukura sulltanesha Hyrrem është shtatzënë për herë të dytë, flet për burrin dhe dasmën: Ky është viti i koronës dhe nuk dua…

Aktorja gjermano turke Meryem Uzerli është në pritje të ëmbël dhe lajmi i bukur prej disa javësh po qarkullon në media.

Interview With The Hurrem Sultan We All Know - Meryem Uzerli

Mirëpo një kuriozitet i madh ka qenë për partnerin e aktores e cila e ka ruajtur hermetike jetën private prej vitesh. Së fundmi në një intervistë, Meryem ka folur për herë të parë për partnerin duke treguar se ai është amerikan dhe është zhvendosur në Gjermani për të jetuar me të dhe vajzën e saj. “Nuk jam vetëm. Kam dikë special në jetën time. Ai është amerikan. U zhvendos në Gjermani për mua dhe Laran”-tregoi aktorja.

Meryem tregoi se partneri nuk e dinte që ajo ishte e famshme në Turqi dhe e mësoi më vonë. E pyetur nëse e ka menduar martesën, aktorja u përgjigj se kur të ndihet gati do të martohet. “Jemi në vitin e koronës. Nuk kam ëndërruar një dasmë me maska. Të shohim ç’do ndodhë”-u shpreh Meryem.

Where is Meryem Uzerli and What does She Do Now? Celebrities

MË TË LEXUARAT

To Top