Rozë

U tha se ishte zënë keq me Enedën për një çmim, reagon Fifi dhe poston foton që ua mbyll gojën të gjithëve

Këngëtarja e njohur kosovare, Fifi ka zbuluar me postimin e fundit në ‘Instagram’ se çfarë marrëdhënie gëzon me Eneda Tarifën pas komenteve të ndryshme në rrjet, pasi vajzat nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

U shkruajt se u prishen, Fifi sqaron raportin me Enedën

“Për të gjithë ata që na duan dhe nuk na duan. Ne ishim dhe jemi shoqe”, ka shkruar Fifi krah fotos ku shafqet me Tarifën gjatë xhirimeve të ‘Shiko Kush Luan’.

Në këtë mënyrë Fifi i ka hedhur poshtë spekulimet për prishjen e raportit midis vajzave, duke treguar se vazhdojnë të kenë miqësi me njëra-tjetrën.

Kujtojmë se një vit më parë, Tarifa fitoi vendin e parë në ‘kënga Magjike 2019’ me ‘Ma zgjat dorën’, ndërsa Fifi fitoi vendin e dytë me këngën ‘Marova’.

Që pas këtij momenti nga fansat u spekulua se marrëdhënia e dy këngëtareve u kris, megjithatë ato kanë hedhur poshtë çdo gjë me këtë postim.

Ç'po ndodh: Prishet raporti Fifi – Eneda Tarifa? - Instagramming

Image

MË TË LEXUARAT

To Top