Rozë

Fotot/ Në ditët e fundit të shtatzënësi, ja si duket Arbana e veshur me fustan të shkurtër ecën me Eduartin prej dore

Shumë shpejt, moderatorja e njohur Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë. Megjithëse e ndau lajmin e bukur në ditën e lindjes së partnerit, Eduart Grishaj, Arbana ka vendosur të jetë e rezervuar lidhur me detaje të tjera rreth shtatzënisë së saj.

Ende nuk është konfirmuar nga çifti gjinia e bebushit, por lart e poshtë po flitet se moderatorja dhe Eduarti po presin një djalë. Ky do të jetë djali i dytë i Arbanës, pas vogëlushit Jon nga martesa e saj e parë dhe fëmija i parë për Eduartin.

Arbana nuk është kursyer aspak me pamjet gjatë kësaj periudhe të pritjes së ëmbël. Foto nga pushimet me familjen, foto nga gatimet në shtëpi apo darkat dhe drekat me mikeshën e saj Xhemi, na kanë shoqëruar vazhdimisht.

Por së fundi kemi mundësinë të shohim Arbanën në një foto të siguruar nga “iconstyle” në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.

Me një fustan të shkurtër me lule moderatorja ekspozon barkun e rrumbullakosur, ndërsa ecën dorë për dore me Eduartin.

Arbana Osmani shtatzënë për herë të dytë - Top Channel

MË TË LEXUARAT

To Top