Rozë

Njihet si i bukuri i Turqisë, aktori që e ka thënë jam shqiptar publikon foton me djalin: A i ngjan?

Aktori turk Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evçen u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar.

Fahriye solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Karan, por fotot me vogëlushin kanë qenë të rralla. Ka qenë vetëm Fahriye ajo e cila ka publikuar foto me Karanin duke zbuluar edhe portretin e tij.

Ndërsa Burak ka preferuar ta ruajë privatësinë e të voglit. Megjithatë së fundmi ai ka postuar foton e parë me të birin ku shfaqet duke e mbajtur atë në krahë. Foto ka thyer rrjetin duke arritur brenda ditës 1 milion pëlqime. Krah postimit ka rënë në sy edhe komenti i bashkëshortes së aktorit e cila shkruan: “Paqe”. Kujtojmë që Burak është aktualisht duke xhiruar serialin “Osmani” i cili transmetohet në TV Klan.

Burak Ozcivit mousche beard | Turkish men, Hair vector, 2018 mens casual

MË TË LEXUARAT

To Top