Ai lindi si djalë, por thotë se nuk ndihet as grua dhe as burrë. Tani është 38 vjeç dhe thotë se nuk e di se si ndihet si burrë, apo si grua.
Kjo është historia e Jasmin Janosch Link. Ai ka aplikuar në zyrën e regjistrimit të Shtutgartit për të treguar gjininë “e larmishme”.
Jasmin Janosch Link mban pantallona dhe një fund mbi to. Flokët i mban të lidhura bisht. Ai nuk do që ta quajnë as ai dhe as jo, pasi nuk e di si është.
38-vjeçari ka habitur shumë me historinë e tij, po ashtu ai ka thënë se kështu është ndjerë, që i vogël. Këtë histori e ka sjellë ”Bild”.