Lori Hoxha ishte një prej të ftuarave në premierën e emisionit “Shiko Kush LUAN”, një premtim i mbajtur ky ndaj moderatores së programit Luana Vjollcës.
Në këtë puntatë të parë të sezonit 4 të emisionit, nuk mungoi një prej lojërave më të dashura për publikun, “Ndaje ose haje”, e cila si gjithmonë vuri përballë vështirësive të ftuarit, për shkak të pyetjeve pikante dhe faktit që nëse nuk përgjigjesh do duhet të provosh një prej ushqimeve jo fort të mira.
Njëra nga pyetjet drejtuar Lori Hoxhës nga modelja Emina Çunmulaj ishte të zgjidhte midis mamit të saj, Vjollca Hoxhës, dhe motrës, Sarës, se cila prej tyre është mami më e mirë. Lori ka zgjedhur të përgjigjet dhe zgjodhi Sarën!
“Po mendoj që mami im i ka mësuar më të mirat motrës sime,prandaj mendoj që motra ime është mami më e mirë.”, u përgjigj ajo, sigurisht me diplomaci.
Zgjedhje interesante!