Adelina dhe Bardhyli festojnë nëntë vjetorin e martesës.
Adelina Thaçi dhe bashkëshorti i saj, Bardhyl Meta, sot festojnë një datë të veçantë, shkruan lajmi.net.
Çifti, festojnë përvjetorin e nëntë të martesës, e me këtë rast, Adelina zgjodhi fjalët më të bukura për t’ia kushtuar bashkëshortit.
“Urime 9 vjetorin e marteses shpirt, festofshim perhere prane njeri tjetrit. Te dua pafund e pakushte, si nga dita e pare”, ka shkruar ajo, ndërsa publikoi një foto bashkë me Bardhylin.
Kujtojmë se Adelina Thaçi para pak muajsh e ka mundur COVID-19, ndërsa më pastaj kishte udhëtuar me familje për pushime në bregdetin shqiptar.