Rozë

“Ishte forca ime, sot unë forca dhe siguria e saj”, Fiori bën dedikimin më të bukur për nënën e cila ndodhet në spital

Moderatorja e emisionit investigativ “Boom”, i ka dedikuar disa fjalë të ëmës e cila është dukë kaluar ditë aspak të lehta.

Nëpërmmjet një fotojë me të ëmën gazetarja rrëfen kujtimet kur nëna e saj kujdesej dikur për atë teksa ishte e sëmurë. Dhe sot që e ëma ndodhet e shtruar në spital është Fiori ajo e cila është kthyer në forcën dhe sigurinë e saj.
“Në adoleshencën time u sëmura një herë shumë rëndë dhe m’u desh të qëndroja rreth 1 muaj në spital.
Mami im qëndroi pranë meje ditë e natë. Nuk do e harroj kurrë se si kërrusej në një karrige për të dremitur pak çaste gjatë natës dhe ashtu e mpirë, brofte menjëherë në këmbë sapo dëgjonte hapat e infermieres që vinte për të më ndërruar serumin.|

Ime më nuk e shprehu asnjëherë lodhjen, nuk u ankua kurrë, harroi veten për të më qëndruar mua pranë.
Kur rastiste të largohej për pak minuta nga dhoma ime, sepse i duhej të psoniste, ose të mbaronte ndonjë punë, pritja për mua ishte sfilitëse. Qëndroja me kokën e kthyer drejt derës dhe numëroja minutat…
Kur ndodhte që “vonohej” më shumë se zakonisht, nëpër faqe më rridhnin lot të nxehtë dëshpërimi.

… dhe pastaj vinte ai momenti kur ime më shfaqej në derë!
Zemra më rrihte fort dhe sytë shkëlqenin nga gëzimi.”

“Mami ishte siguria ime! Ishte forca ime!
Sot, është mami e shtruar në një dhomë spitali dhe unë shoh të njëjtin shkëlqim (si i imi dikur) në sytë e saj kur më sheh tek dera.
Sot, jam unë forca dhe siguria e saj!
AJO është përherë shembull i sakrificës së një prindi për fëmijët e saj!
Përgjithmonë me ty, mam’! ❤

P.S: “Mos më bëj foto, se më kanë rënë flokët dhe nuk është ndonjë pamje e bukur për t’u memorizuar” – më tha tek tentoja t’i rrëmbeja një buzëqeshje.
Mami im nuk e kupton që në sytë e mi është më e bukura në bote!”- shkruan Fiori në postimin e saj në Facebook.

E ëma e moderatores pak kohë më parë u sëmur nga kanceri i gjirit ku fatmirësisht doli triumfatore ndaj kësaj beteje të gjatë dhe të vështirë.

MË TË LEXUARAT

To Top