Can Yaman është një nga aktorët më të suksesshëm në Turqi. Pas super suksesit të “Erkenci kus”, Can u rikthye në ekran me një serial të ri, të titulluar “Bay Yanlis” ku luan krah aktores Ozge Gurel, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar pas serialit ‘Stina e qershive’.
Disa ditë më parë, u raportua se xhirimet e serialit janë ndërprerë, pasi një nga personat e stafit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Mirëpo, pak pas rikthimit të aktorëve në sheshxhirim thuhet se “Bay Yanlis” do mbyllet me 15 episode dhe se xhirimet do ndërpritet përfundimisht së shpejti.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij vendimi që ka mërzitur fansat, pasi seriali po ecte shumë mirë.