Qeveria malazeze ka dhënë pëlqimin e saj rreth përdorimit të flamujve, himneve dhe ditëve të festave kombëtare të komuniteteve, duke mirutuar ligjin për simbolet kombëtare.
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar si simbolin e tyre në Mal të Zi.
Si stemë do të përdoret shqiponja e zezë dykrenare mbi të cilën është përkrenarja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut si dhe himni “Rreth flamurit të përbashkuar”.
Gjithashtu është raportuar se 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar është caktuar si Dita e Festës Kombëtare të Shqiptarëve në Malin e Zi.