Rozë

A ishte dashuri me shikim të parë? Xhensila jep përgjigjen që nuk pritej për njohjen me Bes Kallakun:. Familja e di ndryshe

A ishte dashuri me shikim të parë ajo e Xhensilës me Besin? Me të parë jo por, “dashuri me shikim të tretë, të katërt”. Kështu u shpreh sot Xhensila Myrtezaj në një intervistë me Alaudin Hamitin. Ajo la të kuptohej se durimi i Besit dhe zgjuarsia e tij solli atë që sot Xhensila është bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit.

Bes Kallaku dhe Xhensila, "100 euro kush i gjen ku ndodhen"

“Ai u tregua i zgjuar se e pa që në kokën time ishte dicka tjetër që kishte lidhje me muzikën, shkollën dhe nuk isha e hapur të pranoja një gjë të re në jetën time dhe Besi u afrua si shok dhe avash avash i la vend vetes për të qenë bashkëshorti im”, u shpreh Xhensila.

Po si e bëri për vete Besi? “Besi përveç sensit të humorit ka një sens të jashtëzakonshëm humanitar”, tha këngëtarja duke theksuar dy cilësitë më të pëlqyera te bashkëshorti i saj. E pyetur se sa kohë ka zgjatur nga njohja deri te lidhja, këngëtarja tha se ca gjëra nuk thuhen se jua ka paraqitur ndryshe familjarëve.

“Pak muaj pasi u bëmë shok u lidhëm. Mami ishte pro që ta kisha shok Besin se e shikonte që ishte i mirë”. Pasi u bënë me vajzën jeta e tyre ndryshoi dhe Xhensila me Besin i kanë vënë vetes një qëllim, të rritin një vajzë të mirë:

“Po mundohemi ta rritim Ajkën me shumë thjeshtësi e mos të paragjykojë, qoftë ai i bardhë qoftë ai i zi, qoftë ai i pasur apo i varfër. Mundohemi ta bëjmë që të jetë një njeri i mirë dhe s’ka sesi të mos jetë e suksesshme”.

A bën me të zënë për dasmën e Ajkës?', Besi dhe Xhensila e duan këtë  këngëtare – Dosja AL

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku bëhen prindër - Telegrafi

MË TË LEXUARAT

To Top