E bija e ish ministres Majlinda Bregu, Kejda feston ditëlindjen ditën e sotme dhe mesazhin e parë në 00:00 e mori nga mami i saj. Me një foto përpara pasqyrës, teksa Kejda bën selfie, Bregu i shkruan:
“Je shumë më shumë se sa ajo që sheh në selfie. Dhe ti e di këtë. Ajo zemra jote e mirë dhe vetë-ironia janë ato që të bëjnë të bukur. Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Majlinda duke zbuluar edhe pak nga personaliteti i të bijës.
Kejda është sigurisht e para që i është përgjigjur: “Love you mami”.