Një video e publikuar ditën e sotme nga Jorida Tabaku, nxjerr qartë se si ka gënjyer Edi Rama për planin e ri kombëtar të rimëkëmbies ekonomike.
Për gjatë muajve maj –qershor, në video shihen tre citime të kryeministrit, ku ai premton se ky plan do të publikohet shumë shpejt, brenda muajit, në mënyrë që gjendja për njerzit e prekur nga kriza të normalizohet sa më parë.
Rama vazhdon të falë toka publike në Tiranë, të japë miliona për inceneratorët, por natyrisht, po hyn tetori dhe planin ende nuk e ka paraqitur.
Në zanafillën e daljes në dritë të këtij mashtrimi spektakolar ishte gazetarja e SYRI TV Ambrozia Meta, e cila nuk e ka për herë të parë ti’a ngecë fjalën në fyt kryeministrit.
Në takimin e sotëm që pati me gazetarët, Ambrozia e pyeti thjeshtë dhe pa epitete ak uzuese, se përse ai kishte deklaruar tre herë, në 24 maj, në 2 qershor dhe në 9 qershor, se do publikonte planin e ri të rimëkëmbies ekonomike, dhe ende nuk e kishte mbajtur këtë premtim.
Tejet interesante është momenti se si vepron Rama i kapur në gënjeshter, si fillon të dredhojë dhe si pastaj në mënyrë qesharake, tenton ta kalojë përgjegjësinë tek mediat. Është nje video domethenese ku dallohet jo vetem një qeveritar i paaftë, por edhe një gënjeshtar i pazoti.