Lajme

Covid-19/ Ministrja jep lajmin e mirë për të gjithë: Jemi më mirë se rajoni, kemi punuar…

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka thënë se situata e COVID-19 në Shqipëri është e qëndrueshme.

Manastirliu: Nuk do të ketë kthim mbrapa, por respektoni rregullat – A2 CNN

Ajo është shprehur në emisionin “Open” se Shqipëria ka numrin më ët ulët të infektimeve në krahasim me vendet europiane dhe ato të rajonit, ndërsa ka shtuar se qeveria është duke bërë detyrën, duke u përpjekur të kufizojë përhapjen e virusit.

“Janë 70-80% e kapaciteteve të zëna në spitalet COVID. Bilancet duhen bërë në fund të l uftës, por le të flasim me fakte. Shqipëria ka numrin më të ulët të infektimeve në krahasim me vendet europiane dhe të rajonit. Edhe për sa i përket vdekjeve në 1 milion banorë, Shqipëria lë prapa vendet europiane.

Lëvizja e lirë sot është e orientuar nga situata shëndetësore që kanë vendet. Sot nuk është një mbyllje dere nga BE për shkak se nuk na do Europa. Trendi ynë në 2 javët e fundit është 65 raste për 100 mijë banorë, BE kërkon 50 raste për 100 mijë banorë.

‘Situata është e qëndrueshme’, Manastirliu: Jemi më mirë se vendet e tjera europiane, qeveria është duke bërë detyrën

MË TË LEXUARAT

To Top