Analisti nga Kosova, Rron Gjinovci ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘A Show’ në SYRI TV. Duke folur përballë gazetarit Adi Krasta, Gjinovci është shprehur se ka një numër shumë të lartë të nxënësve që janë alfabetë funksionalë, nuk dinë të lexojnë.
‘Në Kosovë 76% e nxënësve nuk dinë të lexojnë. E këta që janë alfabetë funksionalë do të bëhen inxhinierë, mjekë. Universitetet private në Shqipëri e Kosovë, bëjn kë rdinë duke dhënë diploma.
Bashkim kombëtar në këto rrethana do të thotë bashkim i krimit të organizuar. Duhet të bashkohemi siç jemi bashkuar ne si Qëndresa Qytetare’, u shpreh Rron Gjinovci.