Lajme

Do vini duart në kokë/ Ja pasuria e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, para në bankë, vila dhe shtëpi që nuk i numëron dot

Prona, para në bankë, automjet me vlerë 30 mijë Euro, tokë me sipërfaqe 1200m2, kontratë për një apartament me sipërfaqe 317m2, janë këto të dhëna në deklaratën e pasurisë së vitit 2013 për çiftin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët asokohe llogarisnin edhe një kredi prej 175 mijë Euro të marrë në vitin 2010 për një blerje apartamenti.

Nga Qeparoja për në Kuvend, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta shijojnë ditën e  fundit të pushimeve (Foto) - Shqiptarja.com

Për çiftin Meta-Kryemadhi shihet një rritje e ndjeshme e pasurisë në vitin 2014, kur zonja Kryemadhi bëhet pronare me 100% e 13 apartamenteve përfituar nga një kontratë me Agikons në vitin 2008, përcaktimin në natyrë të pjesës takuese për tokën që ajo posedonte.

Nga shitja e gjashtë apartamenteve çifti ka arritur të shlyejë kredinë si dhe overdraftin e zonjës Kryemadhi të marrë në vitin 2015 dhe ka shtuar me 174 mijë Euro llogarinë bankare.

Viti 2017 përkon me kohën kur fëmijët e çiftit nisen me studime jashtë vendit dhe shihen tashmë llogari bankare në emër të tyre dhe llogaria në Euro konvertohet në Paund vetëm me të drejtë pagese për shkollimin e vajzës Bora dhe djalit Besar.

Deri në deklarimin e vitit 2018 sipas disa përllogaritjeve çifti Meta numëron edhe shtatë apartamente të pashitura nga kontrata e zonjës Kryemadhi dhe më shumë se 100 mijë Euro llogari bankare, ata kanë edhe një overdraft me vlerë 2 milionë lekë.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi drejt arratisjes? Dërgojnë fëmijët jashtë dhe  shesin pasurinë | Bota Press

MË TË LEXUARAT

To Top