Lajme

Futen në ditën e tretë të gre vës së urisë naftëtarët, rrëqethin: O na jepni lekët tona të ushqejmë fëmijët o na merrni jetën

Naftëtarët e Ballshit hyjnë sot në ditën e tretë të grevës së tyre të urisë. Për mediat ata janë shprehur se askush nuk po i dëgjon kërkesat e tyre e se në krah kanë të gjithë qytetarët e Ballshit.

Greva e urisë dhe dinjiteti i nëpërkëmbur i të përndjekurve politikë –  Gazeta Minerva

Gjendja e tyre shëndetësore shfaqet e qëndrueshme, ashtu siç pohojnë dhe vetë ata. Aktualisht janë 10 persona që kanë hyrë në gre vë u rie pasi kërkojnë pagat që kanë pa marrë për muaj me rradhë. Naftëtarët janë ng ujuar në ambientet e brendshme të Uzinës e cila është me lagëshitrë dhe pa kushtet e nevojshme.

“Në momentin që ne po flasim, gjendja jonë shëndetësore është e qëndrueshme. Vendi ku jemi akomoduar ka pak lagështirë dhe nuk i kemi kushtet e nevojshme. Nuk kemi pasur asnjë komunikatë nga institucionet shtetërore. Jemi 10 veta. Në grevë ky është një numër simbolik. Në grevë është i gjithë qyteti i Ballshit. Ne kërkojmë plotësimin 100 përqind të kërkesave tona” – tha një prej naftëtarëve.

MË TË LEXUARAT

To Top