Marina Udgodskaya, e cila kishte pastruar dyshemetë dhe zyrat në godinën e bashkisë së fshatit Povalikhino, në pjesën rurale të Rusisë, do të jetë në krye të këtij institucioni për 4 vitet e ardhshme.
35-vjeçarja do të ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë, pasi fitoi zgjedhjet vendore në fillim të muajit shtator, edhe pse ishte futur në garë në mënyrë që të mos kishte një kandidat të vetëm.
Kur asnjë banor i fshatit nuk doli për të garuar kundër kryetarit, Nikolai Loktev, i cili është pjesë e Partisë Bashkimi, që mbështet presidentin Vladimir Putin, ai bindi pastruesen që të regjistrohej në garë për ta “ri valizuar”, duke qenë se ligji kërkonte që duhet të ishin minimumi dy kandidatë. Por plani shkoi tme rrë sisht keq, kur njerëzit votuan masivisht për pastruesen, duke i dhënë 64% të votave.
“Ai mendonte se askush nuk do ta mundte dhe se do të ruante vendin e punës. Por njerëzve u kishte ardhur në majë të hundës dhe zgjodhën Marina Udgodskaya-n”, tha për BBC një pjesëtarë i komisionit vendor të zgjedhjeve.