Aurela Gaçe këtë herë i ka njohur ndjekësit në rrjetet sociale me prindërit e saj për të cilët ka shprehur jo vetëm vlerësim dhe dashuri, por edhe ka treguar një histori interesante që i ka fillesat në fëmijërinë e Aurelës.
Ja ç’shkruan këngëtarja:
“Isha diku 10-11 vjec. Vij në Tiranë për herë të parë. Ishim me Shtepinë e Pionierit të Vlorës , dhe ketu na prisnin për një aktivitet.
Na shpërndanë të flinim nëpër familjet e fëmijëve të Pallatit të Pionierëve këtu. Mua, më që lloi të flija në një familje shumë të mirë. Prindërit e asaj vajzës ishin drejtora e shefa diku në ministri.
Unë autom atikisht me mendjen e fëmijes, ngrita në detyrë mamin e babin. Kur ata më pyeten se ku punon mami e babi, unë u thashe që të dy ishin drejtorë, në profesionet e tyre. Kthehem në shtëpi,dhe filloj e tregoj gjithë ngjarjet e koncertin etj, e në mes tyre , u tregoj prindërve se kur më pyetën çfarë pune bënin, unë gjithë gezim,u them ” që edhe ata ishin drejtore” Babi im u pre, u zverdh.
Pse tha, nuk të pelqejme ne ty keshtu sic jemi? ???? Unë si fëmijë,nuk arrija t’a kuptoja . Por kurrë nuk gënjeva më…dhe sot jam kjo që jam, sepse u rrita nga dy prindër shumë punëtorë,shumë të drejtepërdrejtë, që s’i bien kurrë në qafë askujt…që s’di ndonjëherë në familje të jetë futur diçka që vetë ata nuk e kishin fituar me djersë”, tregon Aurela.