Aktori turk Burak Ozcivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evcen dikur e mbanin larg syrit të publikut djalin e tyre, Karan.
Madje edhe fotot në rrjete sociale ishin të rralla duke u kujdesur të mos ia tregonin portretin. Por tashmë cifti nuk po e fshehin më vogëlushin dhe kanë nisur jo vetëm të postojnë foto e video me të, por edhe të dalin së bashku si një familje në publik.
Së fundmi Burak, Fahriye dhe i vogli i tyre janë fotografuar nga paparacët teksa bënin pazar. Cifti preferoi të mos i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve duke u thënë atyre vetëm “Kalofshi mirë”. Pasi mbaruan pazarin, cifti u largua me makinën e tyre.
Ata kishin zbatuar rregullat anti-covid duke vendosur maska. Burak luan aktualisht në serialin “Osmani”, që transmetohet në TV Klan.