Madridi do t’i nënshtrohet sërish kufizimeve, në shkallë qyteti, pas një rritjeje të rasteve të koronavirusit atje, në një lëvizje dramatike që ilustron intensitetin në rritje të b ete jës së Evropës kundër një rritjeje dramatike të infektimeve.
Njerëzit nuk do të mund të dalin apo të hyjnë në zonë, përveçse për punë, mësim apo arsye shëndetësore. Tubimet do të jenë të kufi zuara në vetëm gjashtë persona dhe dyqanet, baret dhe restorantet duhet të reduktojnë kapacitetin me 50 për qind dhe të mbyllen në orën 10 të mbrëmjes.
Kufi zime do të ketë edhe në komunitetet me më shumë se 500 raste për 100 mijë banorë në 14 ditët e shkuara. Madridi, konfirmoi 1586 raste të reja një ditë më parë, ose 40 për qind të rasteve në shkallë vendi.
Autoritetet lokale ndërkohë kanë kun dërshtuar masat duke argumentuar se shpë rthimi është nën kontroll. Në Britani, të enjten u njoftua ndalimi i përzierjes së familjeve në ambjente të mbyllura në Liverpul dhe qytete të tjera të Anglisë veriore.