Ushqime

Keni merak se mos u hedhin kur blini pulë? Më këto sekrete do e kuptoni direkt është apo jo e freskët: Në fillim e…

Mishi i pulës është po aq i përdorur në recetat e gatimeve të ndryshme sa dhe mishi i kuq. Por ndryshe nga mishrat e tjerë ai prishet më lehtë.

Driza,tik Tik Zogj Fshati Me Kg - eMarket.al

Nëse ju konsumoni mishin e pulës i cili ka filluar të prishet apo është prishur, bakteret e r rezi kshme për organizmin tonë, su lmo jnë qelizat e trupit dhe pa soja t shpesh janë dhe të rënda.

Tregohuni të vëmendshëm për ngjyrën, erën dhe mykun, si dhe mënyrën se si ai është paketuar.

Kini kujdes ngjyrën
Mishi i freskët i pulës ka një ngjyrë të lehtë rozë. Kur fillon të prishet kjo ngjyrë fillon dhe zbardhet, deri sa arrin në të hirtë.

Nëse keni disa ditë që e keni blerë mishin e pulës dhe ai ka filluar të humbasë ngjyrën karakteristike, bëni mirë që ta gatuani para se të prishet.

Por nëse është më shumë i hirtë, atëherë është tepër vonë.

Nëse ju nuk arrini ta kuptoni ndryshimin e ngjyrës, në momentin që do ta gatuani, do të vini re se mishi i pulës do të zbardhet shumë më vonë se zakonisht.

Mbajini erë
Mishi i gjallë i pulës ka një aromë të fortë karakteristike.

Disa e përshkruajnë si një erë të hidhur, ose e lidhin me erën e amoniakut. Nëse mishi pasi e keni nxjerrë nga ngrirja lëshon këtë lloj arome të fortë, bëni mirë të mos e përdorni.

Fortësia e mishit
Kjo provë është pak më e vështirë se dy të tjerat, pasi mishi i pulës në gjendjen e tij normale është pak më i butë dhe i ngjitshëm kur e prekim.

Paketimi
Nëse e blini të paketuar, veprimi i parë është që të kontrolloni datën brenda të cilës ajo pako duhet shitur. Zakonisht mishi i pulës kur paketohet i freskët dhe vendoset në ngrirje, mund të zgjasë deri në nëntë muaj.

Por problemi qëndron se faza e ngrirjes nga paketimi dhe deri tek marketet e më pas në frigoriferët e shtëpive tona, ka shumë shkëputje. Ngrirja dhe shkrirja e shpeshtë e mishit të pulës, ndikon shumë në freskinë e tij.

Një faktor tjetër që ndikon në përshpejtimin e prishjes së mishit të pulës pasi ai është në ngrirje, është kontakti me ajrin. Një paketim me mish pule i cili në brendësinë e tij ka filluar të krijoj shtresa akulli, dhe mishi të ketë humbur ngjyrën rozë, ka filluar të prishet.

Ju këshillon që kur të ngrini mishin e freskët të pulës të përdorni qese frigoriferi të cilat janë hermetike, ose t’i vendosni në tasa të vegjël hermetikë.

Në frigorifer, mishi i gjallë i pulës, duhet të përdoret brenda dy apo tre ditëve, ndërsa nëse është i gatuar mund të qëndrojë deri në katër ditë. Në ngrirje, pula e gatuar mund të qëndrojë deri në katër muaj, ndërsa mishi i gjallë mund të qëndroj dhe për një vit.

Produkte Mishi te Fresketa dhe Bio – Mish Market Cunat Tone

MË TË LEXUARAT

To Top