Kohët e fundit është cilësuar si cë nim privatësie të pyesësh një person se kur do të sjellë në jetë një fëmijë. Kjo temë u trajtua në “Ftesë në 5”, ku gazetarja Iva Tiço ilustroi edhe një shembull konkret.
Ajo tha se në rrjetet sociale i ka mbërritur një mesazh, përmbajtja e së cilës e ka tronditur së tepërmi. Një grua i ka rrëfyer gazetares se ka tentuar të sjellë në jetë një fëmijë por deri më tani pa rezultat.
Ndërkohë e vjehrra ka shkuar deri aty sa i ka thënë që nëse nuk i bën fëmijë djalit, do të ishte më mirë të divor coheshit.
“Mendo që të kesh pas çdo muaji 20.000 njerëz që të thonë hë mo çfarë u bë, kjo për mua është një st res i dyfishtë. Unë pasi i publikova këto mesazhe mora tre komente ndjekësish dhe kam kuptuar një botë, disa rrëfime që më kanë lënë pa fjalë.