Halimeja, ishte ndër personazhet kryesorë të serialit Ertogrul. Ajo është shfaqur në të bardha në ditën e saj më të lumtur.
Aktorja bukuroshe Esra Bilgiç i ka thënë po martesës me futbollistin e njohur të Beshiktashit dhe Kombëtares turke, Gokhan Tore.
25-vjeçarja që luan rolin e Sulltaneshës Halime dhe futbollisti u martuan në një ceremoni madhështore në rezidencën Sait Halim Pasha, në brigjet e Bosforit në Stamboll.