Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërë deklaratën e fortë se efekti i COVID-19 do të rritet sërish në mes të tetorit.
Sipas tij, virusi ka pësuar m uta cion dhe nuk është ulur vala e infektimeve, por shenjat a gre sive të tij. Po ashtu Brataj tha se do të ketë traj tim në banesa për të sëmurët me COVID-19, në bashkëpunim me spitalin.
“Siç e kemi parë këto kohë, situata ka qenë e qëndrueshme. Mendoj se do të ketë një rritje fiziologjike, pasi nga mesi i shtatorit dhe këtej ndryshuan dhe kushtet. Hapja e shkollave, ikja e verës, gjë që do e tregojë se shtimi i rasteve është në stanjacion. Si rezultat i verës, i ndjenjës në ambient të hapur dhe kushteve të tjera që ishin në disfavor të virusit. Tani me kushtet e tjera, favorizohet virusi. Virusi ka pësuar disa muta c ione, që mund të kenë qenë pozitive për ne.