Rozë

E pranon dhe revista botërore: Si vajzat shqiptare nuk ka, kanë talent të rrallë ua ndritën faqen!

The Economist’, një nga revistat më prestigjioze ndërkombëtare, i ka kushtuar një shkrim famës që po gëzojnë kohët e fundit në botën e muzikës yjet me prejardhje etnike shqiptare.

Deri së fundmi, shqiptarët etnikë më të njohur ishin Nënë Tereza, dhe dik tat ori komunist Enver Hoxha. Tani shenjtores dhe mëk at arit duhet t’i shtohen edhe këngëtarët, shkruan revista britanike.

Ata janë kudo, Dua Lipa ka 55 milionë dëgjues platformën muzikore Spotify, Bebe Rexha ka 24 milionë. Rita Ora ka pasur pesë hite në vend të parë në Britani dhe ka qenë gjykatëse në spektaklin ‘X Factor’. Era Istrefi këndoi në Kupën Botërore të futbollit në vitin 2018. Njomza Vitia, një këngëtare dhe kantautore dhe Labinot Gashi, një reper, kanë audiencë globale.

Në vitin 2016, me një stil të pazakontë serioz, Rita Ora performoi në Romë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës.

Yjet e diasporës shpesh krenohen me përkatesinë kombëtare. Ata interpretojnë në shtëpi, duke u mbështjellë me flamuj kosovarë ose shqiptarë.

MË TË LEXUARAT

To Top