Lajme

Nuk harxhon lekët e shqiptarëve të Kosovës, Hoti e pranon: Po marr bukë me vete nga shtëpia, më duket vetja akoma student

Kryeministri i Kosoves, Avdullah Hoti, ka thënë se e merr bukën nga shtëpia pasi që sipas tij, asnjëherë nuk ka qenë njeri i darkave të shtrenjta.

Hoti kthehet në Kosovë, nuk merr pjesë në takimin e 27 qershorit në  Uashington - Abc News

Në emisionin Oxygen në Klan Kosova, ai në formë shakaje ka thënë se këtë e bën pasi që ende i duket vetja si student. “Po e marr bukën me vete, me duket hala si student vetja”.

“Po mundohemi tash ta kthejmë Kosovën në rrugë të mbarë – mos të duket kjo shumë revolucionare. Po mundohemi t’i bëjmë disa punë të mira dhe jo punë të këqija”.

“Jemi duke e bërë maksimumin dhe jam i bindur se do ta lëmë Kosovën më mirë sesa që e kemi gjetur”.

“Asnjëherë s’kam qenë i darkave – me buxhet timin nuk arrij t’i mbuloj ato darka. Dikush di ta bëjë inxhinierinë financiare – unë nuk di ta bëj atë”.

Hoti: Nuk negociojmë shkëmbimin e territoreve - ATSH -

MË TË LEXUARAT

To Top