Presidenti Ilir Meta duket se fundjavën ka preferuar ta kalojë në pyllin me gështenja.
Meta ka postuar një video në rrjetet social, ku shihet i veshur me kamuflazh, teksa ecën në pyllin me gështenja. Duke mos treguar vendndodhjen Meta shkruan se ‘gështenjat po piqen’.
“Mirëmëngjes nga pylli me Gështenja! Po piqen!” është mesazhi i koduar i Kreut të Shtetit krahas postimit të tij.